Medi
LAJMESPORT

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, Ademi: Ishin të panevojshme, Graniti do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij

 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në “Facebook” në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Zvicrës.

Dukato 1

Ai ka thënë se kjo pa dyshim është një arritje historike e Kombëtares së Kosovës në vetëm 9 vjet të pranimit në UEFA e FIFA, për çka edhe u festua nga të gjithë ne.

Ademi ka theksuar se është për të ardhur keq që nga televizione e portale të caktuara dhe analistë që më së paku kanë të bëjnë me futbollin, suksesi dhe arritja historike e Kosovës u la në hije.

“U krijuan narrativa të pavërteta, se ndeshja nuk do të zhvillohet, se gjendja e fushës është e keqe, por pikërisht ndeshja e mbrëmshme e vërtetoi se fusha u ndërtua në nivelin më të lartë, duke e përballuar me plot sukses shiun e pandërprerë të dy ditëve.
Mos mendoni se kritikat e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me futbollin dhe që nuk ia duan të mirën sportit tonë kanë peshë”, ka shkruar kryu i FFK-së.

Active 1