Premium Store
02LAJME

Fishkëlluan në veri deri sa po vendosej gurëthemeli i urave, arrestohen 6 persona

 

Sot është bërë vendosja e gurëthemeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër, shkruan Mitropol.

Active 1

Në momentin kur filloi vendosja e gurëthemelit të urave në Mitrovicë, disa serbë në sheshin e Mitrovicës së Veriut filluan të fishkëllonin.

Zëdhënësi i Policisë për Veriun, Veton Elshani konfirmoi lajmin për “Mitropol” duke thënë që 6 persona u arrestuan për mos-respektim të urdhërave policor.

“Në total sot janë arrestu 6 persona. Do t’iu shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje”, tha Elshani për Mitropol.

Koha