Medi
KOSOVËLAJME

Fisnik Ismaili: Të gjithë politikanët e kanë përdorë Memorialin e Koshares, veç kur iu ka dashtë me u “fry” me to

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, ka reaguar lidhur me vizitat e Memorialit të Koshares dhe ka folur rreth betejes atje.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka përmendur të gjithë liderët politikë të Kosovës, dhe vizitat e tyre në varrezat në Koshare.

Dukato 1

Këtu ka bërë të ditur se ai e ka detyruar me “zor” kryeministrin e tanishëm Kurti, që të shkojë në vizitë.

Postimi i plotë: 

9 prill, përvjetori i Betejës së Koshares.

Ibrahim Rugova asnjiherë s’i ka vizitue varrezat për pëvjetor.

Hashim Thaçi mbas nja 17-18 vjetësh pat shkue, sepse e ka pa që si President duhet me e organizue nën patronatin e tij, e me qenë aty.

Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota.

Vjosa Osmani, që sot s’e përmend UÇK-në, e organizon nën patronatin e saj edhe fryhet me Koshare, si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje.

E vërteta: Memoriali i Koshares është ndërtue i fundit, ka zgjatë me vjet edhe s’jam i sigurt se a është krye hala.

Krejt politikanët e kanë injorue kur i është dashtë kujdesi, e e kanë përdorë vetëm kur iu ka vye për me u frye me to.

Sot të njajtit shkojnë në Koshare, ulen nëpër do karrige rreth një bine, thurrin fjalime lavdi për me i postue në Facebook, edhe zhduken.

Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë.

Me 9 prill nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë. Çdo ditë tjetër e kam për me shkue me i ndejtë në kambë atyne që e dhanë jeten atje.

Premium Store