Active 2
02LAJME

Fisnik Krasniqi djaloshi nga Bajri që po kërkon votën e mitrovicasve

 

Fisnik Krasniqi është njëri nga kandidatët e rinj për asambleist në Komunën e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Premium Store

Fisi vjen nga lagjia Bajr, teksa në këto zgjedhje mban numrin 15 në listën zgjedhore të PDK-së.

Krasniqi zyrtarizoi kandidaturën për asambleist përmes një postimi në facebook, ku edhe kërkoi votën e mitrovicasve: “Qytetari i Mitrovicës është familja ime…” shkruante ndër të tjera në postimin e Fisit.

Postimi i plotë:

Mitrovicas, të nderuar

Jam Fisnik Krasniqi kandidat për Asamblen Komunale në Mitrovicë për zgjedhjet e Tetorit 2021 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 15.

Mitrovica është vendlindja ime, është shtëpija ime e qytetari i Mitrovicës është familja ime. Mitrovica duhet të zhveshet nga identiteti i krijuar si qytet i betejave politike, ne duhet të punojmë së bashku për të mirën e qytetit. Problemet e juaja të përditshme janë edhe problemet e mija, jam njëri nga ju, jam ai që e kontaktoni e bisedoni, jam familjar i juaj, mik i juaj andaj të bëhemi bashkë në rrugëtimin tim politik që do të jetë shërbimi juaj nesër. Kandidimi im është rrjedhojë e respektimit të vullnetit të brendshëm për ta ndarë të gjithë kohën time për problemet e juaja, ndjenjës së përgjegjësisë për qytetin, e mbështetjes të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës – dega Mitrovicë dhe Kryetarit Bedri Hamza.

Me votën e juaj ju e keni fuqinë e ndryshimit dhe ju garantoj se besimi juaj per mua do të jetë edhe zëri juaj në Kuvendin Komunal.Në zgjedhjet e Tetorit 2021 para vetes nuk keni kandidatura e kandidat, para jush është e ardhmja e qytetit të Mitrovicës. Me Bedri Hamzën Kryetar të Mitrovicës e ardhmja e qytetit ka vetëm një destinacion : zhvillim, dinjitet, barazi dhe potencial.

#BedriHamza
#F15NIK

Active 1