Fizioterapeuti i suksesshëm mitrovicas përkrah kandidaturën e babait të tij për asamble, 14’shit të LDK-së, Dr. Xhevdet Shabanit

Fizioterapeuti i suksesshëm mitrovicas, fizioterapet i KB “Trepça”, Albion Shabani ka publikuar një fotografi me prindin e tij, Dr. Xhevdet Shabanin, duke njoftuar për mbështetjen që i jep në garën për asamblenë komunale të Mitrovicës.
Shabani ka njoftuar se doktori i respektuar mitrovicas, ka numrin #14 në listën e LDK-së.
Postimi i plotë:
Me krenari të veçantë e përkrah kandidaturën e babait tim, Dr. Xhevdet Shabani, për Asamblenë Komunale në Mitrovicë.
Një jetë e tërë në shërbim të njerëzve, si mjek në QKMF, si ish-mjek kryesor i minierës së Trepçës, dhe sot ende aktiv në profesionin e tij, duke ofruar përditë kujdes për qytetarët e Mitrovicës.
Sot ai kandidon për Asamblenë Komunale për ta vazhduar këtë mision, jo vetëm si mjek, por edhe si zë i qytetarëve.
Besoj fort se përvoja, përkushtimi dhe integriteti i tij do të jenë një vlerë e madhe për qytetin tonë të Mitrovicës.
Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 14.
Suksese, Babi ❤️







