Fjolla Ujkani mbështet Ersar Imerin: Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë sot më shumë se kurrë për kuadra si Ersari

Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani ka takuar 25’shin e VV-së në Vushtrri, Ersar Imerin.
Ujkani e cilësoi Imerin si kuadër për të cilin Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë sot më shumë se kurrë.
Postimi:
Ersari është një kuadër i ri me përvojë të çmuar në arsim. Si profesor në “Kosovo Leadership Academy” në Mitrovicë, ai ka sjellë metoda bashkëkohore në mësimdhënie, duke e bërë historinë të prekshme për nxënësit përmes shembujve nga jeta reale, qasjeve krijuese dhe integrimit të teknologjisë e inteligjencës artificiale në procesin mësimor. Përkushtimi i tij në klasë është i shoqëruar edhe me aktivitete edukative dhe organizime ndërinstitucionale që pasurojnë komunitetin shkollor.
Ai është pjesëmarrës në konferenca shkencore dhe studime historike, duke treguar se puna e tij shkon përtej klasës, në kërkim e ndriçim të ngjarjeve e figurave të historisë sonë.
Profesor Ersari vjen nga familja e nderuar Imeri e fshatit Pantinë, një familje e lidhur ngushtë me dijen dhe arsimimin ndër breza. Ai është i lidhur fort me komunitetin dhe sjell ide e projekte konkrete për zhvillimin e vendlindjes së tij.
Ersari është shembulli i një të riu të urtë, besimtar, me dije dhe integritet. Një djalë i mençur dhe profesionist, që përfaqëson kuadrin që Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë sot më shumë se kurrë.
Ersar Imeri 25 ✅








