Premium Store
02LAJME

Flasin nga auto-salloni “Betimi” në Vushtrri që iu dogjën veturat luksoze

Pronarit të një salloni për shitblerjen e veturave në Vushtrri, mbrëmjen e së shtunës i është shkaktuar një dëm i madh material. Disa vetura janë djegur tërësisht ndërsa fatmirësisht, nuk është lënduar askush.

Auto-salloni “Betimi” në Vushtrri ishte cak i zjarrit për të cilin Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaktarin e zjarrit si dhe për të rënë në gjurmët e të dyshuarit.

Aurora Group

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Kanë nisur hetimet lidhur me incidentet e zjarrit, dhe deri tani rasti është inicu dhe po hetohet si zjarrvënie. Hetimet janë duke vazhduar, të shohim se a po del ndonjë element për identifikimin e personit që ka shkaktuar zjarrin”, tha Zahiti.

Ndërsa, nga auto-salloni “Betimi” kanë thënë për Sinjalin se dyshojnë që është zjarrvënie e qëllimshme.

“Pamja osht qashtu qysh e keni pa krejt, Zjarri ka qenë i qëllimshëm nga najkush por s’pe dijmë se kush. Policia ka ardhë në vendngjarje”, u shprehën nga ky auto-sallon.

VIDEO

Dukato 1