
Avokati i serbit të arrestuar në Mitrovicë të Veriut, Millun Millenkoviq, Nebojsha Vllajiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe gjatë kësaj periudhe ai duhet të dalë para një gjykatësi.
Vllajiq i tha Radios Evropa e Lirë se Millenkoviq po akuzohet për sulmin e ndodhur në dhjetorin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut dhe për sulmin e 29 majit të këtij viti në Zveçan, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.








