Active 2
KOSOVËLAJME

Flet kryesuesi i KQZ-së pas takimit me Vjosa Osmanin: U ngrit ideja për shtyerjen e zgjedhjeve

 

Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Presidenten Vjosa Osmani, shkruan Mitropol.

Pellini

Radoniqi ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar me Presidenten Osmani, ku ka theksuar se Presidentja ka ngrit idenë e shtyerjes së zgjedhjeve.

“Po është ngrit edhe çështja e shtyrjes, apo zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por në këtë çështje unë nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me atë çështje. Çështja e fushatës, gjithnjë kam thënë se kërkesë nuk kemi për me shkurtu fushatën, është çështje ligjore ajo.”, tha ndër të tjera Radoniqi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike, ku temë diskutimi do të jenë zgjedhjet komunale të 17 tetorit. /Mitropol/

Aquapark 2