
Me përfundimin e mandatit si asambleiste në komunën e Mitrovicës, Flutura Beka Kamberaj ka falenderuar të gjithë ata që e besuan dhe mbështetën gjatë katër viteve, shkruan Mitropol.
Ajo tha se ky kapitull po mbyllet për të, por angazhimi i saj për qytetin do të vazhdoj.
Postimi i plotë:
❤️ Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Me përfundimin e këtij mandati dhe të seancës së fundit sot, dua t’ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre viteve. Ishte nder dhe përgjegjësi e madhe të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.
Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe votuesit për besimin e dhënë. Si opozitë kemi dhënë kontributin tonë me qasje konstruktive, duke u angazhuar që vendimmarrja të jetë transparente, e drejtë dhe në shërbim të komunitetit.
E di se çdo vendim ynë prek drejtpërdrejt jetën tuaj dhe familjet tona, prandaj jam munduar që gjithmonë të jem e sinqertë, transparente dhe e përkushtuar.
Ky kapitull po mbyllet, por angazhimi im për qytetin do te vazhdojë! 🙏








