Market Florenti
LAJME

Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it ridislokohet nga Kosova pas misionit të suksesshëm 45-ditor

Fushata

Sot, Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua nga Kosova, pasi përfundoi një mision 45-ditor në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it për të vazhduar kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Medi

Kështu u bë e ditur nga një komunikatë e KFOR-it.

TEB

Ky dislokim ka përfshirë si Forcën Rezervë Strategjike ashtu edhe Forcën Rezervë Aleate, po ashtu dhe një sërë detyrash të tilla si patrullimet rutinë dhe misionet e zbulimit, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë Vijës Kufitare Administrative.

Me fillimin e rishpërndarjes, KFOR-i parashikon rritje të lëvizjeve të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake në rrugët kryesore të tranzitit.

Market Florenti