Active 2
KOSOVËLAJME

Forcat të shtuara të Policisë në veri, kryetarit të Zubin Potokut nuk i lejohet hyrja në komunë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë mbledhur para komunave. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Premium Store

Mësohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.

Active