
Sot mbushen 22 vjet nga masakra në natën midis 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës.

Ky përvjetor po shenohet me një ekspozitë të fotografive të viktimave në sheshin e qytetit të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Atë natë tmerri, kriminelët e “Rojave të urës” të drejtuara nga strukturat shtetërore të Serbisë vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, si dhe plagosën shumë të tjerë.
Vranë : Nezir e Shqipe Vocën, Niman Sejdiun, Bashkim Rrukecin, Sebiha Abrashin, Selime Berishën, Muharrem Sokolin, Nderim Ajetin, Nerimane Xhakën dhe Remzije Canhasin.


Të njëjtën natë, ata dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë dhe dogjën shtëpitë e tyre.

Kriminelët ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ne nuk harrojmë dhe jemi të vendosur deri në fund në kërkim të drejtësisë për ta dhe gjithë dhimbjen e dëmet që na kanë shkaktuar strukturat kriminale të komanduara nga regjimi fashist i Serbisë.
Institucionet e sigurisë së vendit thonë se janë të vendosura deri në fund për sigurinë e mbrojtjen e territorit të vendit, si dhe jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës./Mitropol/








