Dukato 2
KOSOVËLAJME

FSK kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar në trajnimin e forcave ukrainase

 

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po kontribuon me kapacitetet e saj në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbështetur trajnimin e forcave ukrainase dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për t’u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

Premium Store

Kontingjenti i katërt i FSK-së është i angazhuar në kuadër të Kompanisë Echo, një njësitë e përbërë nga katër shtete (Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania).

Anëtarët e FSK-së kryejnë detyra planifikimi, përgatitje logjistike dhe ekzekutim të kurseve pesëjavore për forcat ukrainase. Gjatë këtij angazhimi, Kompania Echo ka përfunduar tre kurse trajnimi për ushtarët ukrainas.

Programi i trajnimit synon përgatitjen e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës dhe përmirësimin e aftësive taktike, nga niveli individual deri në nivel skuadre. Temat e trajnuara përfshijnë patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, Procedurat e Udhëheqjes së Trupave (PUT), lidershipin, komandë-kontrollin, përdorimin e dronëve të llojeve të ndryshme si dhe qitjen taktike.

Ky angazhim zyrtar është pjesë e përpjekjeve të FSK-së për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë në fushën e trajnimit ushtarak dhe ndihmës ndaj Ukrainës.

Koha