
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25”.
Ky aktivitet, kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.
Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, dhe Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë.