Aurora Group
02LAJME

Furnizimi me ujë në Mitrovicë drejt normalizimit të plotë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm po normalizohet gradualisht nga impiantet e trajtimit në Shipol dhe Balinc, shkruan Mitropol.

Weelnes

Sipas njoftimit, Impianti i Balincit tashmë po punon me kapacitet të plotë, ndërsa në Shipol kapacitetet janë në rritje të vazhdueshme.

Gjatë ditës së sotme pritet që furnizimi me ujë të pijshëm të stabilizohet plotësisht në të gjitha zonat e prekura.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar.

Premium Store