LAJMESPORT

Futbollisti mitrovicas pas debutimit me gol në Turqi: Jam i lumtur, ndihem si në shtëpinë time

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja e ka nisur mirë karrierën te klubi turk Samsunspor duke shënuar në debutim.

Muja është deklaruar pas ndeshjes duke thënë se po ndihet si në shtëpinë e tij.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Jam i lumtur, kam një ndjenjë të mirë sikur jam në shtëpinë time”.

“Kjo ndeshje do të ishte shumë e vështirë, e dinim. Jam shumë i lumtur që morëm tre pikë. Prisja që stadiumi të ishte i tillë. ishte gjithashtu një nder për të shënuar një gol në ndeshjen e parë”, ka deklaruar Muja për mediat turke.

Muja theksoi se ndihma e bashkëlojtarëve dhe e trajnerit i hapi rrugë që të adaptohet shpejt.