02LAJME

Garat ilegale në Vushtrri: Gjobiten me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative gjashtë shoferë

Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.