Medi
KOSOVËLAJME

Gazeta zvicerane “Blick” me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Blerimi vrau gruan e tij me 4 plumba, pastaj edhe veten

Sot autoritetet zvicerane kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë dhënë detaje për ngjarjen tragjike të ndodhur në Epagny, ku dy trupa të pajetë u gjetën në një shtëpi të cilës edhe i ishte vënë zjarr.

Cedric Aebischer, kreu i Njësisë së Krimit të Përgjithshëm dhe Policisë së Sigurisë, ka thënë se të dy trupat janë identifikuar të premten.

Active 1

Siç shkruan Blick.ch, një prej viktimave është bashkëshorti 41 vjeç, Blerim R. dhe gruaja 39 vjeçare, të dy të ardhur nga Kosova.

“Burri kishte një vrimë plumbi, gruaja e tij katër”, raporton Blick.ch, duke shtuar se burri kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.

“Autori ka shkuar në shtëpi mëngjesin e së enjtes dhe ka dashur të vizitojë gruan e tij, e cila punonte aty si pastruese. Para shtëpisë ai ka takuar pronarin e pronës, i cili i ka kërkuar të largohet. Më pas autori ka qëlluar të shtënat e para. Menjëherë më pas, ai qëlloi me armë partneren e tij në katin përdhesë të shtëpisë. Më pas vrasësi vrau veten në katin e sipërm të shtëpisë”, shkruan Blick.ch.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Fabien Gasser, ka thënë se burri kishte qenë i ndaluar nga 18 shtatori deri me datën pesë dhjetor 2024 për dhunë në familje, para se të lirohej me disa kushte.

Sa i përket zjarrit, hetimet janë ende duke vazhduar. Siç shkruan Blick.ch, po ndiqet hipoteza se vetë autori i krimit ia ka vënë zjarrin, por që s’përjashtohen edhe mundësi të tjera.

Dukato 1