Medi
02KOSOVËLAJME

Gazetarët e sulmuar në veri dje pranuan tretman mjekësor (VIDEO)

Një ekip i gazetarëve nga Kosova dje është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut, konkretisht në Zupç.

Sulmuesit në drejtim të ekipit të Klan Kosovës kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë. Për fat të mirë nuk kanë pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

Weelnes
Por, të njejtit oër shkak të shqetësimit janë detyruar të pranojnë tretman mjekësir, shkruan “Mitropol”.
”Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë,  gazetarë, përderisa kanë qenë duke raportuar në fshatin Zupq, Zubin Potok, janë sulmuar me gurë nga disa të dyshuar të cilët kanë qenë të maskuar. Viktimat me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për shkak të shqetësimit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.”, njofton Policia e Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Weelnes