Gazetari Berat Buzhala i ofron strehë një familjeje nga Ukraina dhe punë 3 gazetarëve ukrainas

Gazetari dhe analisti, Berat Buzhala, përmes një statusi në Facebook, ka përgëzuar deputeten e listës “GUXO” për iniciativën e saj për t’i ndihmuar strehim dhe punë 20 gazetarëve nga Ukraina, shkruan Mitropol.
Buzhala, e ka përgëzuar edhe Qeverinë Kurti që në kohë rekord ka proceduar iniciativën e deputetes Kica.
Ai tutje ka shtuar se është i gatshëm t’i ofroj strehim pa kushte një familjeje nga Ukraina, dhe punë 3 gazetarëve ukrainas.
Postimi i plotë:
Iniciativa e deputetes se listes Guxo Doarsa R. Kica per me ju ndihmu dhe ofru strehim dhe pune 20 gazetareve nga Ukraina eshte per cdo lavdate. Eshte per cdo lavdate qe qeveria Kurti e ka procedu ne afat rekord kete iniciative te deputetes Kica.
Shume shpejt, brenda disa diteve, e fillon punen edhe nje kompani e re mediale, pjese e te ciles jam edhe une. Meqe hapesirat ku punojme jane mjaft te medha dhe mjaft komode, i ofrojme bashkepunimin tone qeverise, qe dy deri ne tre gazetare t’i integrojme brenda zyrave tona, pa kompenzim.
Personalisht do t’isha i gatshem dhe i lumtur, bashke me familjen time, me i ofru strehim nje familje te njerit prej gazetareve qe do te vinin ne Kosove. Pa kompenzim dhe per aq kohe sa do te ishte e nevojshme.








