Dukato 2
KOSOVËLAJME

Gazetari Sadiku: Kjo është hajgare me jetën time dhe të miliona shqiptarëve në Kosovë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ka komentuar sot mbi bllokadën politike, pas dështimit të seancës së 35-të tentuese për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se “kjo është hajgare me jetën time dhe të miliona shqiptarëve në Kosovë”.

Dukato 1

Sadiku tha se zakonisht nuk e përcjell politikën, por se “duke qenë pjesë e këtij vendi e kësaj shoqërie, nuk pata qare pa e bërë një reagim”.

“Hera e 35-të që dështoi konstituimi i Kuvendit, ishte hera e parë që e përcolla seancën nga fillimi deri në fund. 2 minuta e 30 sekonda zgjati seanca. Kur dështoi, shumica e deputetëve ishin duke qeshur e duke bërë hajgare. Kur dolën në prononcim para mediave e popullit menjëherë u shndërruan në ‘serioz’, kishe po mërzitën shumë.”, ka reaguar ai.

Sot dështoi seanca e 35-të tentuese për konstituimin e Kuvendit. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur me 9 shkurt. Zgjedhjet u certifikuan me 27 mars, duke i hapur udhë konstituimit të Kuvendit./Mitropol/

Premium Store