Active 2
02LAJME

Gazmend Gjyshincës nuk i lejohet udhëtimi në Norvegji, shkak kartela e vaksinimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, nuk është lejuar që të hyjë në Norvegji. Kjo për shkak se atij nuk i është njohur certifikata digjitale e vaksinimit e Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur vet Gjyshinca në një prononcim për Periskopin.

Active 1

“Kam qenë për vizitë te familja në Suedi, dhe kam planifikuar te vazhdoj edhe në Osllo të Norvegjise. Mirëpo nga autoritetet norvegjeze më është bërë e ditur se ata nuk e njohin çertifikaten digjitale të vaksinimit të lëshuar nga Republika e Kosovës me arsyetimin se shteti ynë nuk eshte pjese Bashkimit Evropian dhe çertifikata në fjalë nuk është e njejtë ”EU DIGITAL COVID PASS. Pastaj jam kthyer në Suedi/Gothenburg tek familja ime që jeton atje, ku kam vazhduar qëndrimin edhe për disa ditë të pushimit tim vjetor nga Kuvendi i Kosoves.”, ka thënë ai.

Përveç deputetit, edhe shumë qytetarë të Kosovës që po udhëtojnë jashtë vendit po kanë vështirësi dhe po iu mohet hyrja në disa shtete evropiane, si pasojë e mos-njohjes së çertifikatës së vaksinimit.

E për këtë problem, Gjyshica i VV-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar punën për standardizimin e këtyre çertifikatave.

“Ky është një problem për të cilin kemi marrë shumë ankesa nga qytetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Te cilën e kam adresuar menjëherë të institucionet tona. Dhe për këtë ministria jonë e shëndetesisë ka filluar punën për standartizimin e çertifikatave tona të COVID me ato të Bashkimit Evropian.”, ka thënë ai.

Active