Market Florenti
KOSOVËLAJME

Gënjen Rakiq: Njësia Speciale i rrahu tre serb, dy prej tyre kanë lëndime të rënda

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, para pak minutave ka vizituar Bërnjakun, pas raportimeve të medieve serbe se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë.

Kryetari i Listës Serbe, para gazetarëve tha se Njësia Speciale e Kosovës i ka rrahur tre serb lokalë në rrugët malore të kësaj zone, njofton Klankosova.tv.

Market Florenti

Sipas tij, dy prej tyre kanë marrë lëndime të rënda dhe janë ndalur për trajtim në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Mirëpo kjo deklaratë e Rakiqit konsiderohet e vërtet, për faktin se ishte pikërisht Policia e Kosovës e cila minuta më parë demantoi lajmin se pjestarët e saj kanë ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari në Bërnjak.

Deklarata të tilla kanë qëllim destabilizimin e situatës në veri.

Koha