KOSOVËLAJME

Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimet e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me reporterët, Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, të cilët gjatë luftës në Kosovë, u bën dritë për zgjimin e ndërgjegjes ndërkombëtare dhe vetëdijësuan botën se sa urgjente ishte ndërhyrja për të ndalur gjenocidin në Kosovë.

Gërvalla tha se pa punën vetmohuese dhe sakrificën e gazetarëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, bota do të ishte në terr për krimet dhe masakrat e tmerrshme të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Julius Strauss, Vaughan Smith dhe reporterë e kameramanë të tjerë arritën që pavarësisht rreziqeve, duke qenë në vendin e ngjarjes, me pamjet dhe raportimet e tyre të informojnë botën rreth krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë. Pamjet dhe intervistat e tyre shpejtë vërshuan botën duke treguar tmerrin që po përjetonin qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në Facebook Gërvalla.

“Ishin pamjet e tyre që zgjuan ndërgjegjen ndërkombëtare dhe vetëdijësuan botën se sa urgjente ishte ndërhyrja për të ndalur gjenocidin në Kosovë”.

“Në takimin me Julius Strauss, Vaughan Smith dhe Leman Kamberi-Muriqi, të cilët jo rrallë ishin ndër të parët për të raportuar nga vendi i ngjarjes pas krimeve dhe masakrave të tmerrshme, biseduam rreth përjetimeve të tyre gjatë viteve 1998-99 dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme në të ardhmen”.

“Informimi i drejtë i gjeneratave të reja rreth luftës së fundit në Kosovë është një domosdoshmëri, e cila kërkon përkushtimin e institucioneve, studiuesve, sistemit të arsimit, mediave dhe shoqërisë në përgjithësi”.

“I falënderova për kontributin e tyre në informimin e botës rreth masakrës në familjen Deliu, luftën me 5,6 dhe 7 mars të familjes Jashari, masakrën e Reçakut dhe shumë masakra e krime tjera në Kosovë”.