Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka prezantuar të arriturat e dikasterit që drejton ajo për tri vjet qeverisje.
Liberalizimi i vizave është suksesi i parë i prezantuar, pasuar nga fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar.
Dy sukseset e radhës janë aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Dersia dy sukseset e fundit janë anëtarësimi në 7 organizata ndërkombëtare dhe forcimi i indeksit të fuqisë së pasaportës.
“Tri vjet. Me faqe të bardhë dhe duar të pastra! Vazhdojmë edhe sot me punë shumë e fjalë pak, si në çdo ditë tjetër gjatë këtyre tri viteve”, ka shkruar ajo.