Gërvalla takon homologun e Armenisë, biseduan për stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut.
Nga Ministria e Jashtme e Armenisë bën të ditur se dy ministrat bashkëbiseduan për çështjet e sigurisë rajonale dhe shkëmbyen mendime mbi faktorët që ndikojnë në stabilitetin e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit.
Gjithashtu në takim u trajtuan sfidat në rrugën e zhvillimit demokratik.
“Duke iu referuar angazhimit të Armenisë për axhendën e paqes, ministri Mirzoyan theksoi përpjekjet që synojnë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në veçanti u theksua vullneti politik i treguar nga Armenia për nënshkrimin e traktatit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe krijimit të bazave të qëndrueshme për zhvillim të qëndrueshëm në vend të konfrontimeve ushtarake në Kaukazin e Jugut.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Armenisë.