
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Gëzim Qerimi ka falenderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën, shkruan Mitropol.
Qerimi që në listë mban numrin 52, tha se sot edhe njëherë u kërkon përkrahje në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, dua t’iu falënderoj secilin për kontributin në mbështetje të kandidaturës sime.
Pa dyshim, ky rrugëtim është lehtësuar shumë falë mbështetjes suaj!
Megjithatë, sot ua kërkoj edhe një herë mbështetjen e madhe nga i gjithë rrethi juaj familjar dhe shoqëror, në përkrahje të kandidaturës sime për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ju falënderoj nga zemra!
Përjetësisht mirënjohës,
Gëzimi
#PDK130 #BedriHamza1 #GëzimQerimi52








