
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka njoftuar se po dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi që dëmtoi një mikrofon në sallën e asamblesë komunale.
“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?’ – ka shkruar Sveçla në rrjete sociale.
Tutje ai shkruan se veprimi i tij ishte ‘për të shpërfaqur një Pazar të madh në Prishtinë’.
Sveçla shkruan se më herët me mbiemra pushtetarësh nuk kanë guxuar as t’i thërrasin.
Më herët gjatë ditës Sveçla ka shkruar se veprimi i tij u bë për të pamundësuar vazhdimin e seancës.