KOSOVËLAJME

Gjakovari kërkon ndihmën e Policisë, thotë se gruaja po e keqtrajton: M’i dëboi shokët nga shtëpia

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. E, ndihmën e Policisë e kërkoi edhe një person në Gjakovë, i cili denoncoi bashkëshorten e tij.

Roadside
Market Florenti

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 41-vjeçari është ankuar se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike sistematike ndaj tij.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

I njëjti pohon se e dyshuara i kërkon para vazhdimisht dhe ia ka dëbuar edhe shokët nga shtëpia e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë nisur hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarës, pasi ajo menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.