Dukato 2
02LAJME

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Trepçë për të cilin raportoi “Mitropol”

Foto ilustrim

Pak minuta më parë “Mitropol” raportoi për një aksident trafiku që kishte ndodhur tek hyrja e tunelit drejt fshatit Trepçë.

Në aksidentin ku janë përfshirë dy vetura, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë janë lënduar gjashtë persona, konfirmon zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.

Premium Store

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime.”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe zjarrëfikësit për t’i ndihmuar policinë dhe emergjencën./Mitropol/

Active