Pellini
EKONOMIKOSOVËLAJME

Gjatë kësaj vere erdhën 1 milionë bashkatdhetarë në Kosovës, ja sa miliona euro shpenzuan ata

Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro.

Ani se të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës për remitenca më të fundit janë vetëm deri në muajin maj, sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme, janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Pellini

Sihana Bejtullahu nga Organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, ka thënë për KosovaPress se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë eurove.

Derisa sipas Bejtullahut, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezon vere, është mbi 1 milion.

“Ne jemi në procesin e analizimit të të gjitha të dhënave, qoftë atyre të hyrje daljeve gjatë kësaj periudhe të verës me prani të diasporës, e po ashtu duke përfshirë edhe fushën financiare, ku rreth 500 milionë euro llogaritet të kemi gjatë kësaj kohe, por shumë shpejt do të dalim edhe me të dhënë përfundimtare. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është që përveç anës financiare, prania e tyre është edhe vazhdim i mbajtjes së lidhjeve me pjesëtarë tanë që i kemi në diasporë me vendin amë. Mendojë që është një aset shumë i rëndësishëm që mund të zhvillohen programet dhe projekte të tjera të cilat do të ndikonin në zhvillimin edhe të mëtutjeshëm të vendit”, ka theksuar ajo./Koha

Premium Store