
Pas disa gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz, janë zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur, shkruan Mitropol.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni në Facebook.