Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Gjenden municione dhe mjete të dyshimta në Banjskë

Më datën 07.03.2025 rreth orës 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar nga Kfori-Amerikan se ne fshatin Rekë të Banjskës ne një mulli te vjetër (te braktisur) kishin hasur ne mjete te dyshimta.

KFC

Njësitë policore menjëherë kane reaguar ne lidhje me këtë rast ku me pas kane konfisuar mjetet e dyshimte si ne vijim:

TEB

1. Uniforma ushtarake,
2. 3 gjoksore për mbajtje te armatimit,
3. 1 pale pantallona ,
4. 3 jakne
5. 1 maice
6. 3 granata dore,
7. 3 karikator te zbrazet te armës se gjate,
8. 2 shok bomba
9. 1 bombe ndriquese
10. 28 fisheke te armes se gjate.

Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.

 

TEB