
Foto ilustrim
Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi të pabanuar në Veri të Mitrovicës kanë kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake dhe një shokbombë, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë në këtë shtëpi është gjetur një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë kemisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga te plastikës dhe një shok bombë.
“Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar.”thuhet në njoftim.