
Një person është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Mësohet se viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.
Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi, sipas tij personi që ka ndërruar jetë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekjen”, tha ai.








