Medi
02LAJME

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Veriut, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën ‘Sutjeska’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë për shkak se një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Dukato 1

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rasitn është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Active 1