
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Në raportin e policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.







