Medi
02KOSOVËLAJME

Gjersa shqiptarët në jug ankohen për rrymë, serbët në Zveçan ndërrojnë kabllon e tensionit të lartë, sigurohet furnizim më i sigurt me rrymë

Gjatë fundjavës që lamë pas në Zveçan u kryen punimet për zëvendësimin e kabllos së dëmtuar të tensionit të lartë me një kabllo të re në katër gjatësi prej 620 m në seksionin që lidhet me terminalin 6.3 kV “Hekurudha”. Kjo kabllo e tensionit të lartë furnizon me energji elektrike shtatë nënstacione, shkruan Mitropol.

Pas ndërprerjes së fundit të rrymës, pjesa më e madhe e Zveçanit kishte mbetur pa energji elektrike për rreth 50 orë në periudhën prej datës 31 nëntor deri më 1 dhjetor.

Active 1

Problemi në furnizimin me energji elektrike, i shkaktuar nga dëmtimi, mund të zgjidhej në mënyrë më të përhershme duke blerë dhe instaluar një kabllo të re të përshtatshme. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale me furnizimin me energji elektrike, si dhe periudhën e ardhshme dimërore me nivel më të lartë të konsumit, Komuna serbe e Zveçanit e kuptoi nevojën e qytetarëve si shfrytëzues dhe ofroi mjete materiale për punët e nevojshme për sigurimin e furnizimit me energji elektrike në Zveçan.

Edhe pse furnizimi me energji elektrike tani është shumë më i sigurt dhe më i qëndrueshëm sa i përket rrjetit, problemi i konsumit të madh të energjisë elektrike mbetet aktual.

Prandaj, operatori serb i furnizimit me rrymë, “Energetika” çdo ditë apelon tek konsumatorët që të konsumojnë më racionalisht energjinë elektrike, për të shmangur ngarkesat dhe ndërprerjet e energjisë elektrike./Mitropol/

Pellini