Medi
LAJMEROZË

Gjest i mrekullueshëm: Igli Tare bëri të mundur që trupi i Shpat Kasapit të shkonte më shpejt në vendlindje

 

Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka njoftuar se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut.

Aurora Group

Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali.

Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, obduksion dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë.

Në rrethana normale, kthimi i trupit do të zgjaste ndjeshëm më gjatë, por falë ndërhyrjes së Igli Tares, procesi u përmbyll brenda vetëm katër ditëve, duke mundësuar që i ndjeri të prehej në Tetovë të dielën e 30 nëntorit.

Koha