KFC
KOSOVËLAJME

Gjest për duartrokitje: Qytetarët mitrovicas kuletat e gjetuara i dorëzuan në polici, policia ua dorëzoi pronarëve

Gjatë ditës së djeshme dy qytetarë të ndërgjegjshëm mitrovicas gjetën në rrugë nga një kuletë e cila i kishte humbur ndonjë qytetari gjatë kalimit në rrugë, shkruan Mitropol.

Kuletat e gjetura në rrugë, qytetarët i dorëzuan në polici me qëllim që ato t’iu kthehen personave të cilëve u ka humbur.

Aurora Group

E tashmë nga Policia e Kosovës njoftojnë se kuletat e gjetur dhe të dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme iu kanë dorëzuar pronarëve të tyre.

Gjeste të tilla meritojnë duartrokitje.👏🏻

Postimi nga Policia e Kosovës

Dy qytetar kuletat e gjetura i dorëzojnë në polici të njëjtat iu kthehen pronarëve
Mitrovicë, 03 shtator 2021
Dje me datën 2 shtator 2021, në Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, janë raportuar dy raste të gjetjes së kuletave nga dy qytetarë.
Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orët e mbrëmjes, nga qytetari S. S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.
Në të dy rastet janë identifikuar dhe verifikuar personat të cilëve iu kanë humbur kuletat me dokumentacion dhe të holla, të njëjtat pas procedurave policia ua ka dorëzuar pronarëve, me ç’ rast të njëjtit kanë falënderuar dy qytetarët dhe Policinë e Kosovës.
Policia falënderon dy qytetarët për veprimet e ndërgjegjshme dhe mundësimin e kthimit të kuletave tek personat të cilëve u përkisnin.

Koha