Gjest për duartrokitje: Xhavit Beqiri dhe Ferki Ademi pastrojnë stadiumin “Riza Lushta”, e bëjnë gati për tifozët

Dy mitrovicasit, Xhavit Beqiri dhe Ferki Ademi, që nuk është hera e parë që bëjnë aktivitete të mira për qytetin, janë përkujdesur që stadiumi “Riza Lushta”, të bëhet gati për sezonen e re të futbollit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Dy qytetarët i kanë pastruar ambientet mbrenda stadiumit dhe e kanë përgaditur atë për tifozët e klubit futbollistik “Trepça 89”.


Xhaviti ka postuar disa foto në rrjetin social facebook ku shihen pamjet e stadiumit pas pastrimit të tij.
“Përveq klubit KF TREPÇA89 e cila është e gatshme për fillimin e kampionatit, i gatshem edhe stadiumi për shikuesit e futbollit.”, shkroi Xhavit Beqiri.
Gjeste të tilla janë për tu duartrokitur. /Mitropol/








