KOSOVËLAJME

Gjesti i mirë i zjarrfikësve, shpëtojnë qenin e bllokuar në pusetë

Zjarrfikësit e kanë bërë një gjest të mirë kur kanë shpëtuar një qen i cili kishte mbetur i bllokuar në një pusetë.

Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i komunës së Deçanit, Leotrim Hadërgjonaj, përmes një postimi në Facebook.

Aurora Group

Ai tha se me të lajmëruar zjarrfikësit ata kishin ardhur në kohë rekorde.

“Sot rastësisht hasa në një qen i cili kishte ngecur në një puset të hapur anash rrugës, menjëherë i lajmerova zjarrfikësit e qytetit ku në kohë rekorde erdhën dhe e shpëtuan. Krenar me Zjarrfikësit e Deçanit”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Koha