
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Jo fort larg shtëpisë së tij, E.K, 35-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e tij, teksa tashmë kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës, shkruan “Mitropol”.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.
Për motive akoma të panjohura, Kurti i ka dhënë fund jetës duke u varur në një pemë dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësis ligjore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Mitropol/







