
Njëri nga ta është president, tjetri jo, madje nuk kanë asnjë lidhje mes vete, përveç ngjasimit tepër të madh.
Personi në anën e majtë të fotografisë është Volodymyr Zelinsky, president i shtetit që aktualisht po e lufton Rusinë, Ukrainës. Ndërsa tjetri është figurë publike. Është fjala për Bedri Istrefin, i lindur dhe rritur në Kosovë, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Është thuajse e pabesueshme se sa shumë ngjasojnë fizikisht këta dy persona që në esencë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, përveç fizikut dje faktit se të dy janë fytyra që bartin, respektivisht bartnin pozita publike.
Ndryshe, Istrefi vie nga Komuna e Vushtrrisë dhe jeton e vepron në Kosovë./Mitropol/








