Medi
02LAJME

Gjindet trupi i vdekur i një burri në kanalin e Ibër-Lepencit

Trupi i pajetë i një serbi 50 vjeçar nga Zupqi u gjet sot pas misionit të kërkim-shpëtimit për dy ditë radhazi, shkruan “Mitropol”.

50-vjeçari i nacionalitetit serb u raprotua i zhdukur të premten në afërsi të Zubin Potokut.

Premium Store

Zhdukja e serbit me inicialet P.R. siç ka bërë të ditur vëllai i tij ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit.

Prej asaj kohe deri në orën 17:00 policia dhe Zjarrfikësit bashkë me ekipin e zhytësve të Klubit të Zhytjes “Trepça” nga jugu kanë kontrolluar kanalin Ibër-Lepenc, i cili ndodhet rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.

Kërkimet e djeshme rezultuan të pasuksesshme, ndaj vazhduan edhe sot. Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur të gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Zëvendës komandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se vdekja e viktimës ka qenë aksident, por se ka kohë ende për përcaktimin vendimtar./Mitropol/

Active