Gjobiti kompaninë e Milan Radojçiq, inspektori mitrovicas Nexhat Fazliu u kërcënua dhe u suspendua nga njeriu i emëruar nga Albin Kurti veç pse bashkëpunoi me Policinë e Kosovës

Më 29 janar të këtij viti, Këshilli i Pavarur për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil të Kosovës, ka marrë vendim që të pezullohet vendimi i Inspektoratit të Punës, për suspendimin nga puna të Udhëheqësit së Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.
Pas vendimin, Fazliu ka folur për Nacionale, ku ka treguar të gjitha detajet që sollën deri tek vendimi për suspendimin e tij.
Ai ka thënë për Nacionale se vendimi ndaj tij ka qenë i kundërligjshëm që nga momenti që është marrë, siç thotë ai me urdhër nga kryeinspektori, Hekuran Nikçi.
Hekuran Nikçi, ishte emëruar kundërligjshëm në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës. Kjo ishte evidentuar nga KPMShCK-ja, pastaj ishte konfirmuar nga Gjykata Themlore, ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Por, edhe pas kësaj, Nikçi ka vazhduar të mbajë të ‘ozurpuar’ zyrën e kryeinspektorit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, ani pse kanë qenë në dijeni me vendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës, kanë vazhduar të heshtin për Hekuran Nikçin duke e lënë të vazhdojë punën e tij.
Fazliu ka treguar edhe gjobat e inspektoratit në Mitrovicë ndaj kompanisë së Milan Radojçiq dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë të tij.
E sipas tij, puna e tij nuk i ka pëlqyer kryeinspektorit të emëruar nga Kurti dhe Murati, Hekuran Nikçit.
Fazliu ka thënë se ishte qortuar dhe kërcënuar nga Nikçi për bashkëpunimin e tij me hetuesit policor dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që kanë hulumtuar kompanitë e Milan Radojçiqit, përmes së cilave është dyshuar se Radojçiq kishte financuar edhe sulmin terrorist në Banjska.
Dëgjojeni historinë e plotë për të kuptuar të gjitha detajet: