02KOSOVËLAJME

Gjuajtje me armë zjarri mes Policisë dhe një personi në veri – lëndohet një polic

Foto ilustrim

Sot rreth orës 12:40 një person i dyshuar për posedim të narkotikëve nuk iu ndal urdhrit të Policisë në Suhodoll të Mitrovicës, mëson “Mitropol”.

I njejti përveç faktit se nuk ndaloi goditi me veturë Policin në këmbë e poashtu edhe veturën e Policisë së Kosovës.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nga rasti nuk ka të lënduar.

“Personi i dyshimtë ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ikur në këmbë. Kemi informacione për të dyshimtin dhe besojmë se kemi të bëjmë me rast me marihuanë.”, tha Elshani për “Mitropol”.

Burimet e “Mitropol” bëjnë të ditur se Policia është ende në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.