KOSOVËLAJME

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – Policia zbardhë detajet e fundit

Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00, në rrugën ”Brigada 153″, në Hajvali.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili tha se dyshohet se shkrepja ka ndodhur nga një veturë në lëvizje.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai.

Borovci tha se policia po punon në mbledhjen e informacioneve rreth identitetit të të dyshuarve.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundoi ai.