Active 2
KOSOVËLAJME

Gjykata e Kralevës publikon vendimin për lirimin e tre policëve kosovarë

Gjykata e Kralevës e ka publikuar vendimin për lirimin e tre policëve kosovarë, të cilët u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se tre policëve u është ndërprerë paraburgimi, derisa akuzohen për prodhim, posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve plasëse.

Active

“Pas kryerjes së procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe Sh.M. për secilin vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, substancave nga neni 348,paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Kralevë ka konfirmuar aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Kralevë.

Atyre iu ishte caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por dihej kohëzgjatja.

Qeveria ka deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi kanë thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Autoritetet serbe patën thënë se ata dyshohet të kenë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre pa kushte.

Weelnes